Zaev: Ligji i gjuhëve patjetër do mbyllet këtë javë


Kryeministri Zoran Zaev ka thënë sot se pret që këtë javë të miratohet ligji për përdorimin e gjuhëve dhe se pas nëntë muajsh debati duhet të përfundojë, transmeton Medial.mk.

“Çështja duhet të mbyllet sa më parë. Më herët këto ligje miratoheshin pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, tani dhamë nëntë muaj debat. Të gjithë thanë çka donin të thonë. Le të miratohet ligji, le të zbatohet dhe do të shohim të gjithë se nuk ka qenë diçka e rëndë dhe tragjike, por do të mundësojë më lehtë të merremi vesh me njëri tjetrin”, ka thënë Zaev në pres konferencën e përbashkët me kryesuesin e Këshillit të ministrave të BeH, Denis Zvizdiq sot në Shkup. /Medial.mk/