Zaev: Këtë vit do të rritet paga minimale


Kryeministri Zoran Zaev beson se këtë vit do të rritet rroga minimale. Sipas tij rritja e rrogës mesatare do të mundësojë të arrihet rroga e premtuar mesatare prej 500 eurove.

“Dua të paralajmëroj vendim plotësues për rrogën minimale. Ajo do të rritet sepse me  rritjen e rrogës minimale dhe hapjes së kësaj spiraleje pamë se ka efekt të mirë. Ky efekt dha rezultate, diku deri në shtator por edhe pas shtatori rrogat vazhduan të rriten”- deklaroi Zoran Zaev.

Ndërkohë edhe  ministri i Financave Dragan Tevdovski ka theksuar se prioritet kryesorë i Qeverisë është rritja e pagave dhe përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve. Sipas përllogaritjeve të tij në vitin 2018 paga mesatare është rritur 5,7 për qind që është trefish më shumë krahasuar me vitet paraprake.