Zaev: Kemi gjasa të mira për vendim për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO në dhjetor


Kemi gjasa të mira që më 3 ose 4 dhjetor të këtij viti të marrim vendim për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

Ai i shprehu mirënjohje Turqisë dhe Çekisë, të cilat dje e përfunduan ratifikimin e Protokollit për anëtarësim, duke shprehur bindje se deri në fund të javës së ardhshme pritet që Britania e Madhe të informojë se e ka përfunduar ratifikimin, si dhe se Spanja së shpejti  do të formojë Qeveri dhe shumicë parlamentare, me çka Parlamenti do të mund të votojë  për Protokollin.

“Tashmë jemi me protokoll të ratifikuar nga 21 vende. Këto janë për neve mesazhe të mira për shkak se në pesë-gjashtë muajt e fundit ratifikimi lëviz me temp më të mirë se që dëshirojmë. Mbesin edhe tetë vende, besoj se këtë javë apo deri në fund të javës së ardhshme Britania do të na informojë se ka skaduar afati prej 21 ditëve dhe atje ratifikimi ka përfunduar me çka do të jenë 22. Shpresoj se Spanja së shpejti do të formojë qeveri dhe shumicë parlamentare që të mund të votojë, ndërsa vendet tjera tashmë na kanë informuar për procedurat dhe protokollet”, deklaroi Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në lokalitetin arkeologjik Stobi.