Zaev: Ka marrëveshje për këto tre pika


Në Klubin e deputetëve katër liderët kanë arritur marrëveshje për për zgjedhjen  e KSHZ-së, financimin e partive politike dhe Qeverinë e Përzhinës si parime para çdo zgjedhjeve. Ka ngelur vetëm çështja e referendumit, ka thënë Zaev.

Kryeministri Zoran Zaev ka dhënë deklaratë të shkurtë mes bisedimeve në Klubin e deputetëve ku tha se liderët njëzëri janë marrë vesh që sot të përfundojnë negociatat. Si do të përfundojnë ato, do të varet, siç tha ai, “nga pjesëmarrësit në tavolinën e bisedimeve”.

“Për këto tre takime liderësh duhet nerva, durim dhe urtësi. Opinioni duhet të dijë. Zgjatëm dorën dhe mirëkuptimin, por kemi respekt edhe ndaj parimit tonë. Pranuam të bëhen ndryshime ligjore që do të mundësojnë qeveri teknike që të realizojë zgjedhjet parlamentare në të ardhmen konform formës që ka pasur qeveria e Përzhinës”, ka thënë

Zaev shtoi se  e radhës që do të negociohet është çështja e referendumit, karakteri i saj dhe data.