Zaev: Investimet kapitale janë dyfish më të mëdha


Investimet kapitale janë në nivel të kënaqshëm dhe janë dyfish më të mëdha se vitin e kaluar, vlerësoi kryeministri Zoran Zaev, i cili mori pjesë në festimin e Ditës së minatorëve në Buçim, Radovish.

“Në fund të shtatorit, para se të fillojmë në tremujorin e katërt, numrat do të jenë të qarta, për shkak se gazifikimi shkon me ritëm të shkëlqyeshëm, mbi 70 për qind. Dëgjuat që ministri i Transportit dhe Lidhjeve nga Resurset energjetike kombëtare kërkoi para shtesë për investime kapitale. Rrugët në shtet po ndërtohen, si kurrë më parë. Për një vit kanë filluar dhe do të përfundojnë më shumë se 500 kilometra rrugë mbarë shtetin. hekurudha e ka rritur intensitetin e vet të ndërtimit”, deklaroi Zaev.

Ai shtoi se në pjesën e mbrojtjes diku në tetor dhe nëntor do t’i investojë mjetet nga buxheti për një pjesë të interoperabilitetit të armatës dhe furnizimit të automjeteve blinduese.

Kryeministri Zaev potencoi se ministritë e Punëve të Brendshme dhe të Shëndetësisë kanë realizim të shkëlqyeshëm të mjeteve të buxhetit, ndërsa Ministria e Arsimit, nënvizoi, mund të ketë realizim më të mirë. Ai paralajmëroi se shkurtim të mjeteve do të ketë më së shumti në harxhime joproduktive.

I pyetur nëse Qeveria më nuk duhet t’u lë shoqatave esnafe të luftojnë kundër lajmeve të rreme, Zaev me përgjigje se dy vite e dy muaj janë lënë që t’i zgjidhin këto probleme. Vlerëson se pikërisht ata duhet t’i sjellin zgjidhjet në pjesën e rregullativës ligjore, standardeve, portaleve dhe mediumeve.

“Duhet të ekzistojë gazetaria kritike, por lajmet e rreme dhe manipulimet ju dëmtojnë edhe juve si profesion, i dëmtojnë edhe mediumet, edhe shtetit”, tha mes tjerash Zaev.

Ai tha se lajmet e rreme i dëmtojnë edhe raporteve mes shteteve, por edhe shkatërrojnë familje të tëra dhe individë. Është ithtar i gazetarisë kritike, e cila është në interes të opinionit, por jo edhe i lajmeve të rreme.