Zaev i bindur se shumica e qytetarëve të Maqedonisë do të votojnë “pro” në referendum


Kryeministri Zoran Zaev sot, pasi Maqedonia e mori ftesën që të fillojë bisedimet për hyrje në NATO, në ditën e parë të Samitit të Aleancës në Bruksel siguroi se shumica e qytetarëve të Maqedonisë do të votojnë “pro” në referedumin për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.

Duke marr pjesë në foltren e konferencës “NATO angazhimet: Dialoget në Samitin në Bruksel”, Zaev theksoi se nga sot Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg e shpalli vendimit, pasojnë obligimet që duhet të plotësohen nga të dyja anët.

“Ne u obliguam në referendum, sepse e ndryshojmë emrin kushtetues. Referendumi do të duhej të mbahet në fund të shtatorit, fillim të tetorit, pastaj vazhdojnë ndryshimet kushtetuese, që duhen 100 ditë sipas rregullores së Kuvendit, e më pastaj pason ratifikimi në Kuvendin e Greqisë. Procesi është shumë demokratik, normal dhe natyrisht se besoj që qytetarët tonë në përqindje të madhe do të jenë “pro””, deklaroi Kryeministri Zaev në konferencën ku morrën pjesë, Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska, shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, zv.Kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe koordinatori për NATO, Stevo Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.