Zaev: Hetim ndërkombëtar për Kumanovën


Lidhur me rastin e Kumanovës, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se bëhet fjalë për një temë të ndjeshme dhe se qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën.

“Është një çështje e ndjeshme, bëhet fjalë për situatë që qytetarët e dyja vendeve meritojnë ta dinë të vërtetën, të ketë hetim ndërkombëtar që do të përballin gjitha argumentet dhe kjo është në interes të bashkëpunimit tonë. Ne në këtë çështje shohim si mundësi që nuk duhet të jetë pengesë për avancimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve sepse qytetarët duhet ta dinë të vërtetën”, ka thënë Zaev, njofton Medial.mk.