Zaev: Është e mundur që sonte të dihet emri i kandidatit për president


Dhjetë emra do të shqyrtohen për kandidat të mundshëm konsensual të koalicionit në pushet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe është e mundur që sot të dihet emri i kandidatit, tha sot kryeministrit Zoran Zaev.

LSDM-ja, partnerët e koalicionit dhe partitë tjera të cilat japin mbështetje për kandidat të përbashkët presidencial, sonte në orën 20 në hotelin “Hilton” do të mbajnë takim në të cilin duhet të konfirmohet personi që do të hyjë në garën për shef të shtetit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të gjashtat me radhë.

Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse Stevo Pendarovski është kandidat i preferuar konsensual, tha se ai është një prej kandidatëve, të cilët do të vendosen në shqyrtim.

“Jemi në kontakt me të gjitha partitë politike, të cilët e shprehën gatishmërinë e tyre të qëndrojnë pas një kandidati të përbashkët. Kemi dhjetë emra për shqyrtim, gjithsesi kemi edhe të preferuarit tonë sepse qytetarët na dërguan porosi të qartë për atë çfarë presidenti duan të ketë vendi ynë. Do t’i marrim parasysh të gjitha aspektet analitike në pikëpamje që presidenti i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë të Veriut do të jetë president i të gjithë qytetarëve, të cilët do ta ndjejnë të vetin, ndërsa njëkohësisht besoj se do të jetë faktor mjaft motivues që të kemi jehonë të madhe”, ka thënë Zaev pas vizitës së sotme në “Alkalooid”.

Pas vendimit të liderëve të koalicionit në pushtet LSDM-së dhe BDI-së, Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit, për kandidat të përbashkët, një pjesë e mediave publikuan se tashmë dihet edhe emri, ndërsa një pjesë, pohonin se ende në lojë janë emrat e Radimilla Shekerinskës, Nikolla Dimitrovit, Stevo Pendarovskit dhe Oliver Spasovskit nga LSDM-ja, Në shpalljen e LSDM-së, megjithatë u paraqit edhe ambasadori Gjorgji Filipov.

LSDM-ja në pushtet të dielën duhet të mbajë kongres në të cilin do të promovohet kandidati për shef të ri të shtetit.