Zaev: Duhet të kompletojmë shpejtë Qeverinë


Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka paralajmëruar Kuvendin e RM-sl të vazhdojë me punën për plotësimin e vendeve të punës të kuadrit në KSHZ.

“E dini se ka vende të zbrazëta të deputetëve që duhet të plotësohen nga KSHZ-ja. KSHZ është në dorëheqje, por duhet të vazhdojë me punë derisa Kuvendi nuk i konstaton dorëheqjet. Gjitha këto punë duhet të kompletohen që të mundemi formalisht t’i zbatojmë procedurat, përfshirë edhe kompletimin e Qeverisë”, ka thënë Zaev.
Nga ana tjetër, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela me mesazh për kryeministrin Zoran Zaev se në pyetje është dinjiteti i partisë së tij dhe serioziteti i kryeministrit Zaev andaj Aleanca për Shqiptarët insiston që posti i Ministrit për Shëndetësi ti takojë pikërisht Aleancës.