Zaev do të mbetet në funksionin udhëheqës në Ministrinë e Financave deri në zgjedhjen e qeverisë teknike


Nuk kam plan konkret, por me siguri jo më vonë se atëherë kur bashkë do të vendosim se shkojmë në zgjedhje, ajo është 100 ditë para zgjedhjeve të rregullta kur formohet qeveri teknike. Nëse kryetari i juaj është lirë për zgjedhje edhe unë do të jem i lirë që për zgjedhje dhe të punojmë për program më të mirë dhe promovim, por edhe më herët nëse krijohen kushte në varësi nga qëllimet e realizimit të politikave të caktuara.

Këtë e ka thënë kryeministri Zoran Zaev në seancën parlamentare për pyetje deputetësh për atë kur do të jetë ministër i Financave, ose udhëheqës për financa, në pyetjen e parashtruar nga deputetja e VMRO-DPMNE-së Liljana Kuzmanovska.

“Qëllimi është se ky rast i papërsëritshëm për gjitha vendet kur bëhen anëtarë të NATO-s dhe kanë filluar negociata me BE-në ta shfrytëzojmë deri në maksimum për mirëqenie për qytetarët, të ndjejnë efektin ekonomik. Besoj se me rritjen e ekonomisë mund të sillen vendime serioze me impakt për qytetarët”, ka thënë Zaev.

Në këtë kontekst ai ka përmendur masat që do t’i miratojnë ndërsa do t’u referohen ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për lirim deri në tre milionë denarë nga taksat, rritjes së pagave përmes substancës së kontributeve për sigurim pensional dhe shëndetësor nga ana e shtetit dhe pa huazim dhe qëndrueshmëri të Fondit pensional që në pesë muajt e parë të muajit nga ky vit shënon rritje prej tetë për qind.

“Nëse vazhdon të rritet, ai fond është për pensionistët dhe do t’i ndajmë ato para pensionistëve në më shumë pensione që në fund është rritje e fuqisë konsumatore të qytetarëve tanë”, ka thënë Zaev duke shtuar se këto janë vetëm tre masa, ndërsa këtu janë edhe kthimi i TVSH-së për qytetarët e cila pritet të jep efekte edhe në tatimin evaziv e cila tani është 30 për qind.