Zaev dhe Cipras shpërblehen me çmim për paqe në Gjermani


Çmimi „Ewald von Kleist“ në Konferencën e Sigurisë në Munih, sivjet, do t’u ndahet Zoran Zaevit dhe Aleksis Ciprasit për Marrëveshjen e Prespës, publikoi “Dojçe Vele” në gjuhën greke.

Kryetari i Konferencës, Volfgang Ishinger në Tuiterin e tij zyrtar më 25 janar, shkurt pasi Marrëveshja e Prespës ishte ratifikuar nga Parlamenti grek, ka shkruar se “të dy kryeministrat do të ftohen më 16 shkurt në Munih që ta marrin çmimin prestigjioz” në Konferencën e 55-të, raporton Mia, transmeton Koha.

Zëdhënësi i Konferencës për Siguri në Munih që do të mbahet nga data 15 e deri më 17 shkurt, dje për “Dojçe Velen” ka konfirmuar se edhe Zaevi edhe Ciprasi e kanë pranuar ftesën.

Çmimi ndahet nha viti 2009, ndërsa mes fituesve të deritanishëm janë Havier Solana, Joakim Gauk dhe OSBE-ja.
“Me ndarjen e çmimit për Aleksis Ciprasin dhe Zoran Zaevin, Konferenca për Siguri në Munih e pranon rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës për sigurinë dhe stabilitetin edhe në Ballkan, por edhe në Evropë, shkruan “Dojçe Vele” në gjuhën greke.

Një pjesë e madiave në Greqi ditëve të kaluara kanë shkruar se pikërisht në margjinat e Konferencës në Munih, të dy kryeministrat është e mundur të mbajnë takim dypalësh.