Zaev del kundër Osmanit për shqipen


Kryeministri Zoran Zaev ka dalë kundër zv/kryeministrit Bujar Osmani për Ligjin e gjuhëve.

Pas ultimatumit që Osmani i’a dha presidentit Ivanov se nëse për disa ditë nuk do ta nënshkruajë Ligjin për gjuhët do të gjendet mënyrë për anashkalimin e tij, Zaev thotë se këto gjëra nuk mundet të zgjidhet me afate, transmeton Gazeta Lajm.

Sipas Zaevit, kërkohet mënyrë se ekziston mundësi që ligji të hyjë në fuqi pa nënshkrimin e Ivanovit, por se një vendim i tillë nuk është sjellë.