Zaev: Bisedat e publikuara, tentim për ta dëmtuar përcaktimin tonë strategjik për anëtarësim në NATO


Фото: Б. Грданоски

Videoja e publikuar me biseda telefonike është vepër e strukturave të cilat kanë interesa anti-NATO, të cilët dëshirojnë ta dëmtojnë drejtpërdrejtë përcaktimin tonë strategjik për anëtarësim në Aleancë, deklaroi sot në konferencë për shtyp në Qeveri, kryeministri Zoran Zaev. Në disa prej bisedave që janë publikuar, siç theksoi, janë kryer intervenime dhe janë nxjerrë nga konteksti siç është çështja me KOM-in. Në të tjerat, sipas Zaevit, ai vetë e konfirmon përcaktimin e Qeverisë dhe të shtetit për integrime euroatlantike.

“Unë jam viktimë e mashtrimit të një strukture mirë të organizuar, e cila nxjerrë përfitime nga taktika, forma dhe vegla të reja për diskreditim mediatik, më shpesh të personaliteteve dhe shteteve me aspirata euroatlantike. Ky është një prej tentimeve të tyre për dëmtim të drejtpërdrejtë të interesave tona strategjike për ta prëfunduar procesin e anëtarësimit tonë në NATO. Ato janë struktura mirë të organizuara për përhapje të ndikimeve në interes të palëve të treta”, tha kryeministri Zaev.

Sipas tij, nuk është vështirë të vlerësohet se është ashtu, sepse është më se e qartë se manipulimet dalin nga mediume propaganduese me orientim të shprehur anti-NATO, ndërkaq në vend të parët e bartën kanalet mediatike të cilët çdo ditë përhapin gënjeshtra, dhe disponim anti-NATO.

Në bisedat e tjera, theksoi, ai vetëm i konfirmon angazhimet e tij dhe të Qeverisë për prëcaktimet strategjike të vendit.

“Në këtë rast, caku jam unë. Jam viktimë e transparencës sime dhe qasjes për të gjithë”, tha Zaev. Theksoi se viktima të bisedave të tilla mashtruese ishin edhe presidenti francez, Emanuel Makron, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë, Boris Xhonson , presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ish-presidenti gjeorgjian, Mihail Saakashvili, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, muzikanti Ellton Xhon…

Zaev paralajmëroi se në të ardhmen do të përforcohen protokollet për komunikime të sigurta, ndërsa Qeveria në bashkëpunim me partnerët nga NATO-ja do të përpunojë plan për luftë kundër aksioneve për dezinformim dhe manipulim.

Konferenca e sotme për shtyp e kryeministrit Zoran Zaev pason pas publikimit të videos në JuTjub nga “prankerët” rusë, Vlladimir Kuzencov (Vovan) dhe Aleksej Stolarov (Leksus), të cilët paraqiten rrejshëm si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe sekretari i prëgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.