Zaev: Asgjë nuk mvaret nga Ivanov, fjalën e fundit e kanë qytetarët


Në një intervistë për gazetën e Beogradit “Politika” kryeministri i Maqedonisë tha se çdo kryeministër  duhet që të kujdeset për interesat e qytetarëve të cilët ja kanë dhënë besimin dhe për interesat e shtetit.

“ Jemi liruar nga guri, e kemi humbur gurin i cili për 25 vite na ka tërhequr tatëpjetësh” tha ndër të tjera Zaev.

Gjithashtu ai shtoi “Asgjë nuk varet nga nga Ivanov, si dhe nga të gjithë politikanët tjerë, por varet nga qytetarët”.