Zaev apel Ivanovit: Nënshkruaje ligjin e gjuhëve

Kryeministri Zoran Zaev sot edhe një herë ka drejtuar apel deri tek presidenti i shtetit Gjorge Ivanov që ta vendos nënshkrimin e tij në ligjin e gjuhëve dhe të mundësojë funksionim normal të demokracisë në shoqëri, transmeton Medial.mk.

“Kjo dërgon porosi se presidenti mund të vendos kur të dojë dhe për cilindo ligj të ashtuquajturën veto. Ajo nuk është demokraci funksionale. Përgjegjësia është e madhe”, ka thënë Zaev në konferencën e projektit “Rrjeti 23+” duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.