Ylli Mirzo emërohet ushtrues detyre kryetar i Degës së BDI në Dibër


Ylli Mirzo do të drejtoj Degën e Bashkimit Demokratik për Integrim në qytetin e Dibrës. Anëtarët e Degës së BDI-së në Dibër  në mbledhjen e mbajtur sot unanimisht e përkrahen vendimin që Mirzo të jetë ushtrues detyre të kryetarit të Degës deri në mbajtjen e Kuvendit zgjedhor partiak.

Të pranishëm në emërimin e kryetarit të degës ishin Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, z. Atiilla Rexhepi dhe nënkryetari Nevzat Bejta.

Nënkryetari Bejta dhe sekretari Rexhepi si përfaqësues te grupit punues për organizimin e zgjedhjeve në BDI  përshëndetën zgjedhjen ushtruesit të detyrës së kryetarit të degës në Dibër dhe njëkohësisht potencuan se BDI është e fokusuar në organizimin e brendshëm partiak duke paralajmëruar edhe Kuvendet zgjedhore nëpër degët tjera të BDI-së që është parapërgatitje për mbajtjen Kongresin e ardhshëm.

Ndryshe, Mirzo është anëtar i Degës së BDI-së në Dibër që nga themelimi dhe  kryetari i parë i Forumit Rinor në këtë qytet.

Bashkimi Demokratik për Integrim