Xhezair Shaqiri do të kompenzohet për shkëputjen e kontratës


I shumëpërfoluri në javën e kaluar, ish-deputeti Xhezair Shaqiri, i cili u emërua si këshilltar i jashtëm i Zaevit për aspekte të radikalizmit fetar, do të dëmshpërblehet nga Qeveria.

Pas shkrimeve në media, Shaqiri vendosi të tërhiqet nga ky post, respektivisht e shkëputi kontratën, me arsyetimin se nuk dëshiron ta dëmtojë rrugën e vendit në BE dhe NATO.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, konfirmoi për agjencinë “Meta”, se Shaqiri do ta merr kompenzimin në përllogaritje proporcionale me periudhën e kontratës që kishte.