Xhaferi: Shqiptarët kanë merita për arritjet në Maqedoni


Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi mbrëmë në emisionin “ClikcPlus” në TV21, u është përgjigjur pyetjeve të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve për problemet me të cilat ballafaqohet rinia shqiptare në vend.

Xhaferi theksoi se ai vetë është munduar që t’ua prezantojë deputetëve që ligji i gjuhës të mos kalojë me 61 vota por me më shumë sepse dallimi në numra, sipas tij tregon shumë.

“Merita për të arriturat e shqiptarëve këtu ju takon shqiptarëve pavarësisht subjektit që i takojnë, ne si subjekte politike që kemi bartur procese, unë si kryeparlamentar nuk dua të jem shpirtngushtë kam informuar që mbështetja e ligjit ka mund të kalojë me 61 vota e jo me 69, unë e kuptoj nevojën që të dalin për merita por janë të shqiptarëve që kanë pasur durim deri më tani, problemi i lëvizjes së lirë është vlerë globale, nuk mund të flitet për atë se çfarë është statusi amandamenti 5 në nenin 7 rregullon përdorimin e brendshëm të gjuhës shqipe por ende nuk është barabarësia kushtetuese edhe jashtë vendit sepse nuk janë numrat për të bërë ndryshime kushtetuese”, deklaroi Talat Xhaferi. /albeu.com/