Xhaferi skeptik për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi është shprehur skeptik për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan. Kjo paraqt një lajm të keq për shqiptarët e Kumanovës dhe Likovës, për të cilët hapja e këtij vendkalimi ka rëndësi të veçantë për lidhje me familjarët e tyre në Luginë, transmeton Gazeta Lajm.
Sipas Xhaferit Beogradi paraqet problem edhe pse deri tani dihej se në pjesën serbe janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme. Për këtë arsye kanë lindur dyshime se Beogradi po luan ndonjë lojë të koordinuar me qëllim të pengimit të këtij projekti dhe afrimit të shqiptarëve nga dy anët e kufirit administrativ.
Në pyetjen se kur pritet të hapet kufiri Miratoc-Llojan, deri më tani z.Xhaferi është prononcuar disa herë rreth kësaj çështje dhe përgjigjet e tij gjithnjë ishin me tone optimiste, por kësaj here te z.Talat Xhaferi u vërejt skepticizëm se kjo problematik do të zgjidhet së shpejti./albeu