Xhaferi: Seanca e parlamentit është ndërprerë për shkak të sjelljes së deputetit Muhamed Zekiri


Spikeri i Parlamentit Talat Xhaferi seancën e mbrëmshme e ndërpreu për shkak, siç tha, të  sjelljes së deputetit Muhamed Zekiri nga LSDM-ja, i cili tha se koha ka kaluar dhe se duhet që të votohet.

Në pres konferencën në Kuvend, Xhaferi midis të tjerave iu përgjigj edhe  thirrjes së LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët për  paqartësinë e procedurës së tij që rreth mesnatës pas asnjë lloj elaborimi e ndërpreu seancën në të cilën do të debatohej për marrjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së dhe ish paraardhësit të tij  në karrigen e kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovskit.

Ai iu përgjigj edhe liderit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, i cili prej tij kërkon që të tërhiqet nga funksioni sepse, pas gjithë kësaj që bëri mbrëmë, nuk e ka dinjitetin për të vepruar. Ai i rikujtoi Xhaferit  se ai në vendin e kryetarit të Kuvendit është përzgjedhur me “gjakun e Selës” dhe prandaj ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse konsideron se mbrëmë  është bërë një skenar i ish partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE-BDI.

Xhaferi tha se nuk është zgjedhur kryetar mbi kurrizin e asnjë lloj viktimizimi, por se edhe vetë ka qenë pjesë e këtij viktimizimi. Ai është kryetar i Kuvendit dhe  person i cili nuk punon nën diktatin e askujt.

Ai theksoi se shtoi që ai është kryetar i parlamentit askush dhe me asgjë nuk do të mundet ta uzurpojë Kuvendin.

Sipas kryetarit të Kuvendit, faji kryesor për këtë pat-pozicion është në Komisionin për çështje  të rregullores dhe  çështjeve të mandatit dhe imunitetit i cili nuk solli propozim -vendim sipas të cilit do të  drejtohej parlamenti.

Xhaferi konsideron se pa marrë parasysh që imuniteti i Veljanovskit nuk është hequr, gjykata mund të vazhdojë me procedurën.