Xhaferi: Nuk ka kohë për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale


Nuk mundet që të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet presidenciale nëse ato do të bëheshin sipas modelit të Marrëveshjes së Përzhinës, kështu është shprehur mbrëmë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në emisionin Click Plus.

“Nëse njëra nga partitë kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare duhet që të sigurojë shumicë për qeveri teknike. Në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Përzhinës, ka afate të cilat nuk mundet që të respektohen dhe të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet presidenciale. Vetëm nëse i ndryshojnë dhe plotësojnë ligjet të cilat kanë dalë nga Marrëveshja e Përzhinës”, tha Xhaferi në Click Plus.