Xanakopulos: Maqedonia e Veriut dhe Greqia tashmë kanë marrëdhënie të shkëlqyera


U hapën rrugë, marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë janë të shkëlqyera, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, Dimitris Xanakopulos, duke iu përgjigjur pyetjes në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët lidhur me vlerësimin e Qeverisë për vizitën e Aleksis Ciprasit në Shkup.

“Mendoj se u hapën rrugë, delegacioni i biznesit ishte shumë i madh, pati edhe marrëveshje tregtare, pati edhe marrëveshje biznesi, pati progres shumë të madh në nivel të marrëdhënieve ekonomike bilaterale. E dini se marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë janë të shkëlqyera dhe ky është rezultat i vetë Marrëveshjes së Prespës me ç’rast do të tregohet e dobishme jo vetëm për të dyja vendet, por edhe për vendet e Ballkanit në tërësi, për bashkëzhvillimin dhe solidaritetin të cilat janë të domosdoshme që të mund të ruajmë stabilitetin në rajonin më të gjatë”, tha Xanakopulos në brifingun me gazetarët grekë dhe korrespondentët e huaj.