Vrasja e Sazdovskit, pritet të dëshmoj dëshmitari kyç


Sot në Prokurorin Publike në Shkup duhet të dëshmojë një dëshmitar kyç për vrasjen e të riut Nikolla Sazdovski. Dëshmitari në fjalë ka qenë i pranishëm në momentin e sulmit ndaj Sazdovskit, i cili mbrëmë humbi jetën në Klinikën e Shkupit.

Nga Prokuroria theksojnë se pas asaj dëshmie por edhe pas rezultateve që do i marrin nga autopsia, do të hapin hetim me klasifikim tjetër të veprës penale.

21 vjeçari Sazdovski, ishte sulmuar më 29 qershor në lagjen e Shkupit “Avtokomanda”, ai nuk arriti tu mbijetojë lëndimeve të shumta edhe pas 10 ditësh qëndrimi në koma.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme dje thanë se për rastin në fjalë janë arrestuar dy persona dhe u është caktuar masa e paraburgimit ndërsa një person tjetër është në kërkim./koha