VMRO: Qeveria e LSDM-së nuk i respekton vlerat demokratike


Nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE vlerësojnë se dhjetëra maqedonas patriotë për më shumë se tre muaj janë viktima të përndjekjes politike dhe terrorizmit të shpikur. Ata kërkojnë nga institucionet të mos keqpërdorin pushtetin dhe siç thonë të fabrikojnë procese politike.

“Gjykata duhet të jetë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet, pa dallim të presioneve me të cilat ballafaqohet. Qeveria e LSDM-së me paraburgimin e gjithë atyre që nuk u pajtuan me politikat destruktive të Zoran Zaevit, tregoi se nuk ka qëllim t’i respektojë vlerat demokratike”, theksohet mes tjerash në kumtesën e sotme nga VMRO-DPMNE.