VMRO-ja premton se nuk do të bllokojë reformat


Ekspertët vlerësojnë se me dorëzimin e mbi 35 mijë amendamenteve, VMRO DPMNE-ja, po pengon procesin eurointegrues të vendit, pavarësisht se lideri i ri i këtij subjekti politik Mickovski, nga Brukesli garantoi se partia e tij nuk do të jetë pengesë. Lupco Petkovski nga organizata “Eurothink” druan se partia më e madhe opozitare mund të bëj obstruksione të këtilla vazhdimisht përderisa nuk gjendet një gjuhë e përbashkët, për të cilën thotë se nuk mund të arrihet pa reformimin e vërtetë të VMRO-së opozitare.

“Përderisa VMRO-DPMNE e bllokoi ligjin për gjuhët me 35 mijë amendamente atëherë nuk shoh arsye se përse të mos e bëj të njëjtën përsëri edhe me ligjet që kërkojnë 2/3 e votave të shumicës. Tani ata do bëjnë kalkulime politike, përderisa vlerësojnë se një gjë do jetë në favor të tyre ata do e bllokojnë përsëri. Unë vlerësoj se shfrytëzimi i tepër i këtyre instrumenteve dhe bllokadave do e shtynte edhe më shumë Qeverinë që të mendoj ende më shumë për zgjedhje të reja parlamentare”, deklaroi Lupçe Petkovski, Eurothink.

Ilija Dimovski mohoi edhe një herë që VMRO DPMNE-ja të jetë pengesë për bllokimin e Kuvendit dhe proceseve eurointegruese. Megjithatë, ai vazhdon të mbajë qëndrimin se nuk do të tërheqin asnjë nga 35 mijë amendamentet e deponuara në Kuvend.

“Vet Xhaferi mbrëmë tha se këtu ndalojmë së diskutuari me Ligjin për përdornim e gjuhëve dhe do vazhdojmë me pjesën tjetër të ligjeve të cilat janë pjesë e agjendës reformuese. Pra vetë Xhaferri mbrëmë e pohoi se mund të organizohet puna e Kuvendit. Në thelb, qëllimi ynë nuk është që ta bllokojmë punën e Parlamentit, e as nuk kemi qëllim që ti bllokojmë ligjet reformuese, përkundrazi. Nuk ekziston asnjë rrezik për bllokimin e të gjithë ligjeve dhe iniciativave që kanë rol të veçantë në euro-integrimin e vendit”,tha Ilia Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Në procedurë e sipër janë një sërë ligjesh reformuese të pa miratuara të cilat mund të hasin në bllokadë të VMRO-DPMNE-së. Që të miratohen, pjesë e këtyre ligjeve kërkojnë shumicë absolute ose 2/3 e votave të përgjithshme të Kuvendit, që i bën të parealizueshme pa vullnetin e VMRO-DPMNE-së.