VMRO-DPMNE sonte protestoi para Ministrisë së Drejtësisë
Prokuroria të mos bëjë ndarje mes njerëzve, sepse të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend janë arrestuar padrejtësisht, porositi sonte deputeti Antonio Milloshovski në protestën para Ministrisë së Drejtësisë, të organizuar nga VMRO-DPMNE.
Ai para qindra mbështetësve tha se kjo bëhet me qëllim që të tërhiqet vëmendja nga detyrat e tjera, që pushteti duhej t’i zbatojë.
Në protestë folën edhe dy mbështetës, ndërsa në fund deputeti Vllatko Gjorçev në emër të partisë u bëri thirrje të pranishmëve të vazhdojnë me protesta në orën 18 para Gjykatës Penale.
Protesta zgjati dhjetë minuta, ndërsa para Ministrisë së Drejtësisë ishte vendosur kordon të policisë.
Pasdite VMRO-DPMNE-së bllokoi disa udhëkryqe në Shkup në periudhën prej orës 15 deri në orën 17. Ata i bllokuan udhëkryqet te Mavrovasja, Porta Vlae, te “Rempa” dhe mes bulevardeve “Jane Sandanski” dhe “Serbia” në Lisiçe të Re.