VMRO-DPMNE paralajmëron tubim të madhë gjithëpopullor antiqeveritarë


Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE më 2 dhe 3 qershor në Shkup do të mbanë miting të madh nacional kundër politikave qeveritare, transmeton Zhurnal.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski thotë se në parti janë duke vijuar zgjedhjet e udhëheqësive lokale, gjegjësisht të kryetarëve të komiteteve lokale.

“Pastaj kemi planifikuar aktivitete të fuqishme në terren, ndërsa pjesë e saj është edhe tubimi i madhë nacional. Mes qytetarëve dëshirojmë të transmetojmë porosinë tonë, ti paraqesim konceptet tona që po i ndërtojmë si udhëheqësi e re në VMRO-DPMNE. Të japim kritikë të qartë ndaj Qeverisë dhe seriozisht ta përgatisim antarësinë dhe simpatizantët, dhe ti ftojmë gjithë qytetarët që të na bashkangjiten në këtë betejë kundër Qeverisë”, thotë Nikollovski.