VMRO-DPMNE paralajmëron për protestën e 2 qershorit


VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se më 2 qershor në orën 20.00 do të organizoj protestë kundër Qeverisë. Sipas tyre Maqedonia po shkon në drejtim të gabuar.
“Mbetjet e tranzicionit me forcat e fundit dëshirojnë ta lënë shtetin në periudhën e erët të shekullit të kaluar. Karteli dëshiron ta mbanë situatën e një shteti të robëruar dhe institucioneve jofunksionale të cilat i krijon me qëllim shmangies së sanksionit e cila domosdoshmërisht do të vije:, shkruan në paralajmërimin e protestës, raporton Shenja.

VMRO-DPMNE në facebook i ka bërë thirrje të gjithëve që janë të dëshpëruar nga kryeministri në protestën para Qeverisë.

“Po i shesin interesat nacionale dhe shtetërore sikurse të jenë në pronësi private të kartelit Zaev. Të nisemi në këtë betejë dhe më në fund të mposhtim këtë qeveri që është kundër popullit”, thuhet në paralajmërimin për protestën.