VMRO-DPMNE-ja vazhdon protestat para burgut të Shutkës


VMRO-DPMNE-ja njoftoi se sot do të organizojë një protestë në orën 16:00 para burgut të Shutkës.

Partia opozitare thekson se kjo protestë organizohet si shenjë revolte kundër “paraburgimit të pabazë dhe të padrejtë të deputetëve dhe aktistëve të saj.

Në komunikatën e partisë theksohet se Maqedonia po jeton një nga periudhat më vështira dhe të errëta, ku po shkelen të gjithë ata që kundërshtojnë politikat aktuale të aparatit shtetëror.