VMRO DPMNE-ja nuk do të kthehet në Kuvend


VMRO-DPMNE vazhdon me bojkotin e Kuvendit. Lideri partiak, Kristijan Mickovski thotë se grupi i tyre i punës punon në ligjet për reforma, por nuk do të jenë pjesë e Parlamentit. Arsyeja është paraburgimi i bashkëpartiakëve të tyre.

Për momentin nuk ka ambient demokratik për punë në Kuvend. 2% e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së janë ende në paraburgim. Këto janë 5% e numrit të përgjithshëm të deputetëve që ballafaqohen me akuzë të konstruktuar për terrorizëm – deklaroi Kristian Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE

Mickovski sot doli para parlamentit pa shoqërimin e një pjese të bashkë partiakëve të tij. Ilija Dimovski dhe Antonio Miloshovski sot në mëngjes të parët u paraqitën në Kuvend, por për vendimin për bojkotin thonë se zyrtarisht do të njoftojë partia dhe nuk u rreshtuan afër liderit. Mickovski thotë se VMRO-DPMNE është e bashkuar dhe se deri në fund të janarit do të ketë ndryshim të statutit të partisë me parime të përforcuara demokratike.

Ne punojmë për atë, është një proces i ndërlikuar, i cili do të themelohet në analizë krahasuese me statut që janë pjesë e partive tona simotra – tha Kristian Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Nga LSDM thonë se opozita duhet aktivisht të përfshihet në procesin e reformave.

“Tërësisht të pabaza janë pohimet se nuk ka kushte për funksionim demokratik të kuvendit. Në ato procese demokratike, grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE duhet të japë kontribut, dhe jo t’i bllokojë ato – thanë nga LSDM.

Prej sot VMRO-DPMNE e humbi mbështetjen në Kuvend nga edhe një deputet. Jusuf Hasani nga Partia Demokratike e Turqve njoftoi se e braktis koalicionin të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe se më tej do të veprojë si deputet i pavarur.

Alsat-M