VMRO-DPMNE-ja drejt ditës së dhjetë, edhe sot protesta


Partia opozitare maqedonase edhe sot do të vijoj me protestat me çrast do të hyjë në ditën e dhjetë prej kur partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski vendosi për këtë hap.

Do të bllokohen udhëkryqet në Qendrën Tregtare “Mavrovasja”, ndërmjet rrugëve “Vasil Çakalarov” dhe “Angel Dinev” në Karposh dhe te “rampa” në lagjen Kisella Vodë.

“Junta e Zoran Zaevit, e cila e robëroi Republikën e Maqedonisë, dje e varrosi demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Republika e Maqedonisë nën udhëheqje të LSD-së është shteti i vetëm në Evropë ku deputetët burgosen në raste të montuara politike”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Nga VMRO-DPMNE-ja vlerësojnë se paraburgimet për deputetët Zhaklina Peshevska, Kërsto Mukoski, Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullovski dhe Lupço Dimovski janë të pabaza ashtu sikurse akuza për terrorizëm me të cilën i ngarkojnë ata dhe njerëzit e tjerë në lidhje me ngjarjen e 27-prillit.