Vishka: Rastit do i shkojmë deri në fund, do kërkojmë përgjegjësi nga të gjithë


Një nga organizatorët e protestës për Almir Aliun, aktori Visar Vishka i ftuar në emisionin debativ ka thënë se do kërkohet përgjegjësi penale nga të gjithë.

“Neve si organizatorë të kësaj proteste nuk na intereson Boban Iliqi, prej sot ose prej nesër ne kërkojmë tash përgjegjësinë penale nga gjykatësja dhe prokurorja dhe të gjithë do të bisedojmë me ekspertë që e kanë thyer ligjin dhe të bëjnë aktpadi e do shkojmë deri në fund”, ka thënë një nga organizatorët Visar Vishka.