Vishka: Rasti i Almirit nuk ka mbaruar, do të ndërrmarim hapa të ardhshëm


Pas vendimit gjyqësor për rastin e Almirit ka reaguar edhe Këshilli i protestave. Visar Vishka nga ky këshill theksoi se nuk është i befasuar nga vendimi gjyqësor, duke marrë parasysh sistemin gjyqësor në Maqedoni. Vishka tha se do të ndërrmarin hapa të ardhshëm por pa i konkretizuar ato.

“Mua personalisht aspak nuk më befason gjyqi dhe aspak nuk më befason “DUI” ose Ali Ahmeti me 80 mijë hajdutët e tij. Mua më befasoi dhe zhgënjeu LSDM-ja e cila dështoi dhe u tregua njëlloj si dhe të tjerët kur bëhet fjalë për shqiptarët. Jam shumë i zhgënjyer dhe nuk e di se ku shumica e qytetarëve shqiptar do të gjejnë partner nga partitë politike maqedonase me të cilën do të bashkëpunojnë. Sa për hapat e ardhshëm, tani për tani është sekret. Jemi duke punuar dhe duke bërë plan dhe se shumë shpejtë do të dalim edhe me aksion” – deklaroi Visar Vishka, Këshilli i Protestave .