Vijnë akuzat e para për Milikije Halimin, ajo përgjigjet fuqishëm!


Që kur fitoi bindshëm zgjedhjet dhe mori mandatin, kanë arritur akuzat e para për kryetaren e Haraçinës. Në shkollën e fshatit Grushinë të komunës së Haraçinës ditëve të fundit ka pasur probleme dhe mosmarrëveshje lidhur me shkarkimin e drejtorit të shkollës. Sipas një reagimi që ka mbërritur në adresë të INA, faji i drejtohet kryetares së komunës së Haraçinës, Milikije Halimi.

“Duke pasur parasysh se institucionet kompetente nuk po marrin masa përkatëse, vendsosëm tju drejtohemi juve për të informuar opinionin për kaosin dhe papërgjegjësinë që po e shkakton kryetarja e komunës. Ajo ka shkaktuar konflikt mes kolektivit të shkollës duke shkarkuar drejtorin e mëparshëm pa asnjë arsye dhe ka emëruar bujkun për drejtor, pa asnjë ditë pune në arsim, sipas dëshirës së saj. Kryetarja nuk i është përmbajtur ligjit që është shumë i qartë dhe decid”, thuhet në letrën e këshillit organizativ të siç thuhet prindërve të pakënaqur.

Por komuna e Haraçinës është përgjigjur fuqishëm dhe me argumente lidhur me këtë problem të shkaktuar.
“Po i vërtet është rasti, për shkak se ish drejtori i shkollës së Grushinës nuk e ka dhënë provimin për drejtor, ndërsa sipas tyre bujku i ashtuquajtur e ka dhënë provimin dhe sot është në vendin që i takon. Në zyrën tone të komunës kanë ardhur banorë të Grushinës dhe kanë kërkuar largimin e drejtorit të deritanishëm. Duke pasur parasysh këtë kërkesë të qytetarëve, kryetarja e komunës ka vepruar në përputhje me ligjin dhe ka organizuar testimin e kandidatëve, që e ka bërë ministria e arsimit”, kanë theksuar nga komuna e Haraçinës.