(VIDEO)Mogerini: Nesër vendime të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor lidhur me zgjerimin


Federika Mogerini, përfaqësuese e lartë e BE-së, ka thënë se me kryediplomatët e vendeve anëtare të BE-së në Luksenburg kanë diskutuar edhe për Ballkanin Perëndimor, në këndvështrimin e bashkëpunimit për samitin e Sofias.

“Nesër do te ketë vendime të rëndësishme të BE-së për raportet e Ballkanit perëndimor lidhur me zgjerimin. Ky është rajoni strategjik për Evropën dhe është Evropë edhe pse akoma s’është pjesë e tërësishme e Evropës. Planifikoj ta vizitojë rajonin nga nesër mbrëma. Do të kem gjasa që të këmbëjë mendime me ministrant e BE në drejtim të bashkëpunimit sa më të mirë me partnerët tonë – të Ballkanit perëndimor për siguri dhe prosperitet të përbashkët”, deklaroi Mogerini raporton Almakos.