(VIDEO)”Despacito” me koncert në Tiranë


Këngëtari me famë botërore Daddy Yankee si pjesë e turneut të tij evropian ka përzgjedhur kryeqitetin e Shqipërisë, Tirana të jetë në listën e qyteteve ku do të performojë.

Këtë lajm fantastik për fansat e tij e bëri të ditur kryetari i Tiranës, Erion Veliaj. Ai në profilin e tij në Instagram publikoi lajmin duke ftuar të gjithë të vizitojnë Tiranën më 27 korrik kur dhe është paraparë të mbahet koncerti.

“Kam kënaqësinë të mirëpres super këngëtarin me famë botërore, Daddy Yankee në Tiranë këtë verë për të performuar në 27 Korrik në Sheshin Skenderbej”, shkroi kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.