(Video) Zaev: Qytetarët me mbi 90 përqind „PËR“ treguan qartë se janë për anëtarsim në NATO dhe BE


Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka dalur sërish në konferencë për publikimit të rezultateve të para jozyrtare nga KSHZ.

Zoran Zaev tha se shumica e qytetarëve të Maqedonisë kanë votuar “pro” dhe se ky vendim i qytetarëve duhet të merret parasysh, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai ftoi gjithë deputetët e Kuvendit që të bashkohen dhe siç tha, ta çojnë vendin atje ku përket – në NATO dhe BE.

“Në këtë referendum qytetarët e dhanë mendimin e tyre, ndërsa nuk ishte i lehtë. Kjo është vlerë e demokracisë dhe ju falënderoj gjithë qytetarëve që votuan në referendum. Përfundimisht vendosën votat e atyre që votuan. Ndërsa këtë e bënë edhe disa nga anëtarët e OBRM-PDUKM-së. Vota e tyre është tullë serioze për të ardhmen e Maqedonisë. Në referendumin sotëm votuan më shumë se 600 mijë qytetarë dhe thanë se Maqedonia duhet ta pranojë marrëveshjen me Greqinë. Maqedonia mori shumicë votash “pro”. Edhe nëse kishte census, ky rezultat prej 600 mijë qytetarësh që votuan “pro” do të ishte “për” anëtarësim në NATO”.

“Populli ka bërë zgjedhje të madhe duke zgjedhur një qëllim për të ardhmen e vendit. Është koha që deputetët e Kuvendit të Maqedonisë ta ndjekin zërin e shumicës së votave dhe të sigurojnë të ardhme më të mirë. Si kryeministër ftoj gjithë liderët dhe deputetët të bashkohemi dhe ta çojmë vendin tonë atje ku përket – në NATO dhe BE. Marrëveshje më të mirë me Greqinë nuk mund të ketë. Të mos luajmë me të ardhmen tonë”, tha mes tjerash Zoran Zaev.

Ai shtoi se nëse nuk arrihen ndryshimet kushtetuese që i parasheh marrëveshja me Greqinë, mjeti i fundit demokratik janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.