(Video) Zaev: Nesër takim i ri liderësh, sjellja e Mickoskit e papërgjegjshme


Të gjithë ne që u mblodhëm këtu jemi për referendum të suksesshëm, ndërsa sjellja e Mickoskit është jo serioze, e papërgjegjëhme dhe fyese për të gjitha partitë politike dhe qytetarët e Maqedonisë, theksoi kryeministri Zoran Zaev pas takimit të liderëve që u zhvillua në Klubin e Deputetëve.  Zaev theksoi se nesër në orën 12 do të ketë takim të ri liderësh në të cilin Mickoski do të mund të tregojë qartë se a është për në NATO dhe BE, dhe se a është që qytetarët të vendosin për ardhmërinë e Maqedonisë.