(VIDEO) Taravari: Ali Ahmeti na largoi nga qeveria


Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Komunës së Gostivariit, Arben Taravari në një intervistë në televizionin “Tellma” me Borjan Jovanovskin foli për pozitën e Aleancës së Shqiptarëve në qeveri pas emërimit të Venko Filipçes për ministër të Shëndetësisë dhe për ofertën që e kanë marrë për të qëndruar në qeveri.

Taravari paralajmëroi se Aleanca do ta lëshojë koalicionin qeveritar, edhe pse tha se do të jenë konstruktiv në Kuvend dhe do t’i votojnë të gjitha ligjet për të cilat konsiderojnë se janë te nevojshme për reformat.