(Video) Menduh Thaçi: Maqedonia shumë afër ftesës për anëtarësim në BE


Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi nga Brukseli dha mesazhin se pas takimit me përfaqësues të lartë të BE-së është optimist se Maqedonia është shumë afër marrjes ftesë për anëtarësim në familjen e madhe evropiane.
“Hasa në një disponim pozitiv të shteteve anëtare të BE-së dhe mendoj se Maqedonia është shumë afër që këtë herë ta fitoj vërtetë datën për hapjen e negociatave. Ky është një lajm shumë i mirë për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe për të gjithë qytetarët dhe është obligim i Qeverisë tu spjegoj qytetarëve se kjo është në të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit”, tha Thaçi.