(VIDEO) Aksidentohet eskorta e Kryeministrit Rama, tre të plagosur


Eskorta e Kryeministrit, Edi Rama, është përfshirë në një aksident automobilistik në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec. Policia tha se një mjet tip “Volksvagen” me targë AA 426 FD, që udhëtonte përballë eskortës, për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë, ka goditur automjetin e parë të eskortës tip “Range Rover” me targë AA 313 DX. më pas, goditi edhe automjetin e katërt të eskortës, që ka dalë nga rruga.

Të dëmtuar në aksident kanë mbetur dy punonjës të gardës, Ervin Musai dhe Klodian Llaka si dhe shoferi Shkëlqim Pojana. Të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.