Venko Filipçe do jetë ministri i ri i Shëndetësisë


Venko Filipçe u zgjodh ministër i Shëndetësisë. Votimi erdhi pas përpjekjeve disa-orëshe për të siguruar kuorum. Kryeministri Zaev në fjalimin e tij të shkurtër shpjegoi arsyet e ndërrimit të ministrit. Kuvendi votoi pro propozimit të Zaevit me 62 vota pro dhe 1 të përmbajtur . Në votim nuk morë pjesë partitë opozitare e as dy deputetët e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe Syria Rushiti , të cilët lëshuan seancën kuvendore momentin kur kryeministri Zoran Zaev propozoi emrat në vendin e Arben Taravarit. Paraprakisht pas dy dështimeve shumica e votoi kryeprokurorin e ri Lubomir Joveski me 61 vota “për”. Në Kuvend pas dy dështimeve mezi u sigurua kuorumi për të votuar prokurorin e ri Lubomir Joveski. Në zgjedhje e kryeprokurorit munguan deputetët e opozitës dhe dy të Aleancës për Shqiptarët. Jovevski menjëherë pas zgjedhjes u zotua se do të kthej besimin e qytetarëve dhe do të bashkëpunoj ngushtë me Prokurorinë Speciale të Katica Janevës.