Veljanovski: Nuk jam organizator i ngjarjeve të 27 prillit


Ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, i cili sot pasdite ishte arrestuar për ngjarjet e 27 prillit, shkoi nga Gjykata Penale në Shkup.

Pas daljes nga gjykata, Veljanovski u deklarua shkurt se nuk është një nga organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017.

“Dhjetë vite kam qenë kryetar i Kuvendit dhe unë të jem organizator i ngjarjeve. Turp”, deklaroi shkurt Veljanovski.

Vonë pasdite, Prokuroria Themelore Publike kumtoi se nën hetime janë pesë persona të cilët dyshohen se janë organizatorë të ngjarjeve të 27 prillit. Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”