Vdekja e “Komitit”-Policia bën thirrje për ta ruajtur qetësinë


Nikolla Sazdovski, tifoz 21 vjeçar i grupit “Komitët” që para dhjetë ditësh ishte sulmuar në lagjen Autokomandë nga tre persona, sot ka ndërruar jetë. Ministria e punëve të brendshme e konfirmoi rastin dhe kujtoi se tashmë dy persona të akuzuar për rrahjen e tij janë në paraburgim, me kallëzime penale për dhunë dhe me to po merret prokuroria.  Por, njëri nga të dyshuarit ende është në arrati.

Pas disa mobilizimieve në rrjetet sociale nga grupi i tifozëve “Komitët” për të marrë hakun ndaj shqiptarëve, zëdhënësi i policisë Toni Angellovski bëri apel për qetësi pasi siç tha, rasti nuk ka asnjë prapavijë etnike.

Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së

“Mos e shikoni prapavijën politike. Në të kaluarën kjo tentohej të futet në bisedë. Njerëz, dhunuesi është dhunues…Apeloj deri tek të gjithë ju që shkruaniu që dhunuesin ta përjetojnë si dhunues. Nuk ka rëndësi a është shqiptar ose maqedonas. Ai që është dhunue do të japë llogari  pasi drjetësia funksionin. Të dyshuarit janë në paraburgim. Nuk kanë ku të ikin…(fillim i)Apeloj deri tek të gjithë individët që të mos përhapin dezinformata dhe spekulime. Ngjarja është zbardhur. Autorët do të përgjigjen për atë që e kanë bërë”

Meqë grupi i tifozëve “komitët” kishte kërkuar publikisht që vepra me të cilën do përndiqen të dyshuarit të jetë vrasje, e jo dhunë, prokuroria e la të hapur mundësinë për rikualifikim por tha se njëherë duhet të bëjë analizat e nevojshme. Prokuroria kujtoi se në nenin 386 për veprën dhunë, janë paraparë edhe rastet kur si pasojë e dhunës shuhet jeta.

Prokuroria Publike

“Po bëhet hetim për tre persona për veprën penale dhunë nga neni 386, paragrafi 6, lidhur edhe me paragrafet 3 dhe 1. Në këtë vepër penale, në paragrafin 6, është rregulluar edhe lëndimi i rëndë fizik ose pasoja me vdekje si pasojë e dhunës. Prokurori ka sjellë vendim që trupit të të ndjerit ti bëhet autopsi. Pasi të shqyrtojmë dhe analizojmë gjithë materialin me prova, do sjellim vendim edhe  për kualifikimin adekuat të veprës”

Rrahja ndodhi më 29 qershor  në orët e pasdites kur tre persona në moshë 19, 20 dhe 21, kishin dalë nga makina e tipit Mercedes, dhe e kishin sulmuar dhe rrahur  21-vjeçarin Nikolla Sazdovski. Ai ishte për dhjetë ditë në gjendje kome në spitalin shtetëror, ndërsa ndërroi jetë./Shenja