Vazhdon debati i Komisionit për ndryshime të Kodit zgjedhor


Komisioni Parlamentar për Çështjet Evropiane sot në orën 11 duhet ta vazhdojë seancën ku pika e vetme në rendin e ditës janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor me procedurë të shkurtuar. Në Seancë duhet që të shqyrtohen 401 amendamente të parashtruara nga deputetët nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

Seanca, filloi dje në një atmosferë të tensionuar. Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan  që ajo të anulohet për arsye rregulloreje sepse nuk kanë qenë të arkivuara dhe as të përkthyer amendamentet e parashtruar. Megjithatë, kryetari i Komisionit Artan Grubi e hapi seancën dhe paralajmëroi se do të caktohet vazhdim sapo të përkthehen amendamentet.

Debati i Komisionit duhet që të përfundojë sot, sepse sipas Rregullores, për ligjet që janë parashtruar me procedurë të shkurtuar edhe me flamur evropian duhet që të zgjatë dy ditë.

Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të cilat i kundërshton partia opozitare VMRO-DPMNE, propozohet që KSHZ-ja të zgjidhet me 61 deputetë, në vend që me dy të tretën e shumicës. KSHZ-ja duhet që ta organizojë zbatimin e referendumit i cili është detyrë e Marrëveshjes nga Prespa.

Seanca e Komisionit për çështje evropiane u caktua pas dy takimeve të liderëve, në përbërje të zgjedhur dhe të ngushtë, në të cilën nuk u arrit marrëveshje për zgjedhjen e KSHZ-së, për referendumin dhe për pyetjen e referendumit.

Takimi i liderëve në format të shkurtuar në përbëje të kryetarëve të LSDM-së, BDI-së, VMRO-DPMNE-së dhe një nga krahët e BESËS-s, Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Hristijan Mickoski dhe Billall Kasami vazhdon të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjes./koha