Vajza e madhe vrau familjarët, policia jep detaje


Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se ka arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen në Dibër, dhe si e dyshuar për vrasjen e dy bashkëshortëve dhe vajzës 14 vjeçare, për momentin po konsiderohet vajza e madhe e familjes që jetonte në Itali.

Policia ka dhënë vetëm inicialet e të arrestuarve, por në emrin e personit të parë që është arrestuar si i dyshuar për vrasjen, policia i referohet me gjininë femërore dhe ka inicialet me mbiemrin P (Pocesta). Vajza e dyshuar për vrasjen është 28 vjeçe. Policia ende nuk shkruan për motivet e mundshme.

Kallëzim penal ka edhe për një 31 vjeçar dhe një 61 vjeçar tjetër, nga Dibra de gostivari, të cilët e kanë ndihmuar vajzën e familjes Pocesta që ta kryejë vrasjen. Që të gjithë janë të arrestuar dhe po mbahen nën arrest të shkurtër prej 48 orësh, derisa prokuroria të marrë vendim nëse do ti dërgojë në paraburgim më të gjatë

Ministria e Punëve të Brendshme

“Ministria  e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale B.P (28 vjeçare) nën dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale “vrasje”. Kallëzim penal është ngritur edhe ndaj 31 vjeçarit F.G dhe ndaj 61 vjeçarit V.K, për ndihmë në “vrasje”. Që të tre janë arrestuar, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake iu shqiptoi paraburgim prej 48 orësh”

Prokuroria Themelore e Gostivarit konfirmoi se po heton tre persona, por nuk tregoi as iniciale, as gjini, e as moshë, vetëm na informoi se derisa të bëhen hetimet e nevojshme dhe të kontrollohet nëse këta persona kanë çfarëdo lidhje me rastin, ata do të mbeten në paraburgim.  Prokuroria siguroi se në momentin kur do të skadojë paraburgimi prej 48 orësh, prokuroria do dalë me informatë se çfarë do të ndodhë me të dyshuarit.

Prokuroria Themelore – Gostivar

“Prokuroria Themelore e Gostivarit po vepron në mënyrë të vazhdueshme, dhe po heton për vërtetim të përgjegjësisë eventuale penale, por në kontinuitet po mbledh edhe prova. Deri në këtë moment janë arrestuar tre persona të cilëve u është shqiptuar arrest afatshkurtër prej 48 orësh”

Natën e 26 gushtit, familjarë që nuk kishin mundur të vihen në kontakt me viktimat i kishin gjetur të vdekur në shtëpi. Bashkëshortët Nazmije dhe Amit Pocesta, ishin gjetur të vrarë me nga një plumb në kokë, në dhomën e tyre të gjumit. Por njëjtë, në dhomën e saj të gjumit, ishte gjetur edhe edhe vajza e tyre 14 vjeçare Anila Pocesta.

Kjo familje kishte edhe dy fëmijë të tjerë që në momentin e vrasjes, nuk kishin qenë në shtëpi, pasi gjendeshin në Itali, ku banonte e gjithë familja.

Menjëherë pas vrasjes dolën spekulime dhe pretendime dhe vrasjen e ka kryer ndonjë i afërm, për shkaqe prone, por më pas ky dyshim u menjanua, dhe pista e motivit u kthye në kahje të panjohur.

Informatat jozrytare thonë se vajza e dyshuar për vite të tëra ka jetuar në Itali, dhe është kthyer në Dibër vetëm për të vrarë prindërit dhe motrën, ndërsa më pas është kthyer përsëri në Itali. Por është kthyer kur i është lajmëruar familja për tia kumtuar rastin e vrasjes. Ky ka qenë edhe momenti kur policia e ka kapur vajzën. Informata të tjera jozyrtare flasin për përfshirjen e vajzës në banda mafioze të Italisë. Gjoja se babai ka dëshmuar në gjykatë, kundër bandës së vajzës dhe vrasja ka pasur motive hakmarrëse.

SHENJA