Vajgëll, Flekenshtajn dhe Kukan të hënën në Shkup


Eurodeputetët Ivo Vajgëll, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan të hënën në Shkup do të marrin pjesë në Konferencën e 13-të të Komisioneve parlamentare për çështje evropiane/integrime të shteteve të përfshira në procesin për stabilizim dhe asociim nga EJQ – Kosap.

Tani për tani nuk ka informata nëse tre deputetët do të kenë takime zyrtare me përfaqësues të partive parlamentare. Nga zyra e Vajgëll në PE informojnë se në agjendën e tij është vetëm Kosap.

Eurodeputetët ishin iniciatorë të idesë për bisedime në shtëpinë e Zhan Monesë në Paris, por takimi i përfaqësuesve të grupeve parlamentare u shtye. Vajgëll në fund të janarit, në intervistë për MIA-n tha se tre deputetët vendosën në shkurt të vijnë në Maqedoni dhe definitivisht të dakordohen për datën e re të takimit të parë dhe temat të cilat do të harmonizoheshin për atë takim. Termini i parë i paraparë, muajin e kaluar, dështoi sepse eurodeputetët nuk morën konfirmim nga VMRO-DPMNE, e cila ishte në procedurë të zgjedhjes së kryesisë së re.

Vajgëll, Flekenshtajn dhe Kukan do të jenë mysafirë folës në konferencën e cila do të ketë dy sesione dhe atë për Perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe sundimit të së drejtës në Ballkanin Perëndimor.

Në hapje do të flasë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërkaq si mysafirë folës në sesione janë paralajmëruar edhe euroambasadori Samuel Zhbogar, Kristian Vigenin, kryetar i Komisionit për çështje evropiane dhe kontroll të Fondeve evropiane, ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ai i Drejtësisë, Bilen Salii.

Në konferencë, siç është paralajmëruar, do të miratohet deklaratë e përbashkët.