Ulen çmimet e ilaçeve


Nga 1 prilli do të ketë ulje të çmimeve maksimale të 336 ilaçeve gjenerike dhe 222 inovative.

Ulja e çmimeve maksimale sjell edhe tek ulja e çmimeve të shitjes me pakicë dhe shumicë. Duke mos dashur që të saktësoj se sa do të jetë kjo ulje e çmimeve të ilaçeve, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, deklaroi se kjo ulje përfshin një përqindje prej 40 deri në 50 për qind.

Ulja e çmimeve përfshin të gjitha grupet e ilaçeve nga lista pozitive. Kjo sipas ministrit do të sjellë përfitime të dyfishta, edhe qytetarët do të mund që të blejnë ilaçe më të lira, por edhe shteti do të mbledhë para për të shtuar ilaçe të reja tek lista pozitive e tanishme, por në të njëjtën kohë do të mundësoj rritje të kualitetit të mbrojtës shëndetësore.

Kursimet tek ilaçet gjeneruese në nivel vjetor sipas ministrit Filipçe janë 993 mijë euro, ndërsa tek ilaçet inovative është 1.388.600 euro, ose gjithsej 2.381.600 euro.