TV SHENJA i kërkon falje kryetarit të BFI-së Sulejman Rexhepi


Akuzat e bëra në adresë të kryetarit të BFI, Sulejman Rexhepi dhe familjarëve të tij, në kuadër të emisionit satirik “Fol popull” të autorit Burhan Amiti, të transmetuar në TV SHENJA më datë 14 qershor të vitit 2018 në orën 21.20, nuk korrespodojnë aspak me politikën redaktuese të medias sonë, pasi që të njëjtat janë bërë pa kurfar provash materiale.

TV SHENJA kërkon falje nga BFI, kreu i saj, Sulejman Rexhepi dhe personave tjerë të apostrofuar në këtë emision.