Tusk-Rama: Mbani vrullin e reformave për të përparuar në rrugën e BE-së


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel se është takuar me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili ka vlerësuar reformat në Shqipëri.

Në statusin e tij social Facebook, siç njofton ATSH, kryeministri Rama u shpreh se në Bruksel është me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili vlerësoi ecurinë e reformave kurajoze në Shqipëri si një shembull pozitiv për krejt rajonin”.

Po ashtu, kryeministri Rama ka postuar foton me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Ndërkohe, në statusin e tij në Tuiter, kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, shprehet:”Takim i mirë me kryeministrin shqiptar përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor më 17 maj në Sofje”.

“Nevoja për të mbajtur vrullin në reformat e sundimit të ligjit për të përparuar në rrugën e BE”, shkruan në statusin e tij Tuiter, Donald Tusk.